Don Xhoni u befasua nga veprimi i një fansi.
Reperi Don Xhoni është ndër emrat më të suksesshëm aktualisht në tregun muzikor shqiptar.
Artisti, së fundi ka publikuar projektin e ri me titull “Unë foli i fundit”, me të cilin ka marrë mbi 4 milionë klikime në YouTube.
Me anë të një postimi në Instagram, Don Xhoni tregoi se çfarë bëri një nga fansat e tij, duke krijuar portretin e tij nga prerja e flokëve.
Kjo nuk është mënyra e vetme se si fansat kanë shprehur dashurinë për Don Xhonin, ngase disa fansa kanë bërë edhe tatuazhe për të.
Pas “Unë foli i fundit”, Don Xhoni pritet të kthehet me tjetër këngë të re.
