“Gjarpër”, kështu e quajti Sara Atdheun në postimet e fundit ku tregonte se ishte ndarë dhe se nuk i besonte më askujt. Madje Sara shkruante qartë se tani është beqare.
Për më tepër ish-konkurrentja fshiu të gjitha fotot me Atdheun dhe nuk e ndjek më në Instagram.
Megjithatë mesa duket këto veprime kanë qenë thjesht për vëmendje pasi i ftuar në “Shqipëria live”, Atdheu e nxori blof Sarën duke deklaruar se ata janë bashkë.
“Ne kemi përputhje reale, jo dosido. Mos dyshoni tek unë. Më në fund e kam gjetur veten”, tha Atdheu.