Pas një mungese të gjatë në muzikë për shkaqe personale, Melinda Ademi u rikthye sërish me një projekt të ri. Para 4 ditësh reperja publikoi këngën “Qa din ti”, që u prit mjaft mirë nga publiku.
Deri më tani kjo këngë numëron mbi 2 milionë klikime në “Youtube” dhe sigurisht që do të jetë pjesë e listës së hiteve të verës së këtij viti.
Mirëpo përfundmi i këngës “Qa din ti” ishte disi i çuditshëm dhe i pakuptueshëm për fansat.
Në 40 sekondat e fundit gjithçka ndryshon dhe Melinda këndon diçka tjetër, që nuk lidhet me këngën e saj.
Në fakt kjo ka qenë një strategji e mirëmenduar nga ana e këngëtares, sepse ajo ka dashur të japë një mesazh përmes këtij ndryshimi të habitshëm.
Fundi i këngëve do të jetë i tillë për disa projekte rresht, pasi do të paralajmërojë këngën e radhës. Zinxhiri do të vazhdojë në këtë formë deri në plotësimin e krijimeve muzikore që Melinda ka në plan t’i publikojë. Shumë shpejt reperja do të sjellë edhe bashkëpunime për t’u siguruar se vera do të jetë shpërthyese.