Troian Bellisario dhe bashkëshorti i saj, Patrick J.Adams mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, një vajzë, në muajin maj.
Aktorja e “Pretty Little Liars” postoi të premten një fotografi bardh e zi në Instagram ku shihej duke mbajtur të porsalindurën.
“Elliot Rowena Adams na është bashkuar neve më 15 maj”, ka shkruar 35 vjeçarja. “Një frymë e re për familjen tonë. Mirë se vjen dashuria ime”.
Adams, 39 vjeç, gjithashtu shpërndau lajmin e gëzueshëm në Instagramin e tij me një imazh duke mbajtur dorën e të voglës.
“Mirë se vjen Elliot Rowena Adams. Shpresoj që jeta jote të jetë aq e veçantë dhe emocionuese siç edhe ke lindur”, shkroi ai.
Një sërë yjesh të famshëm po ashtu e kanë uruar çiftin për vajzën e tyre të vogël.
Bellisario dhe ish-ylli i “Suits” janë gjithashtu prindër të një vajze tjetër dyvjeçare të quajtur, Aurora.
Çifti u martuan në dhjetor të vitit 2016 pas tetë vitesh njohje së bashku.