Ylli shprehet i lumtur që iu rikthye skenës.
Pandemia COVID-19 kishte goditur edhe industrinë e muzikës, duke pezulluar punën e artistëve.
Ata për më shumë se një vit kanë pauzuar nga koncertet e dasmat, duke ndryshuar rutinën që e kishin tash e sa kohë.
Pas lehtësimit të masave në Kosovë e Shqipëri, këngëtarët kanë filluar të aktivizohen me mbrëmje muzikore.
Një prej tyre është edhe Yll Limani, i cili i është kthyer skenës pas pauzës që kishte për shkak të pandemisë.
Ai mbajti një koncert në Shkodër, teksa u shpreh i lumtur dhe tha se e kishte marrë malli për të performuar para publikut.
“Shkodra. E nisëm mbarë këtë verë. Sa më kishte marrë malli”, shkruan ai teksa publikon pamje nga koncerti.
Mbrëmje të tjera muzikore janë paralajmëruar edhe nga disa artistë të tjerë.