Aktori i njohur i humorit, Ledio Lako ka pranuar në një intervistë për “Glamour Zone”, se për momentin është në një lidhje madje gjërat janë në rrugë të mbarë dhe së shpejti ai mund të martohet.
Ndër të tjera ai tha se nuk do të bënte dasmë, por do të shkonte menjëherë në maternitet. Ndërsa përsa i përket celebrimit, ai u shpreh:
”Nuk na duhet celebrimi. Asaj do t’i jap shtëpinë, këtshu shpirtin se u ngatërrova, jo shtëpinë.”
Kujtojmë se para disa kohësh, në media bëri shumë bujë sherri mes dy aktorëve të njohur të humorit, Gentian Hazizi dhe Ledio Lako.
Aktorët janë konfliktuar me njëri-tjetrin në zonën e “Ish-Ekspozitës” dhe nuk kanë munguar as grushtet mes tyre