Eduart Grishaj ka rinisur xhirimet e filmit “Sofia” e teksa ndodhej në set i ka ardhur surprizë një i ftuar special.
Mami Arbana i kishte çuar babi Edit Diellin në setin e xhirimeve duke i sjell fat të mirë në ditën e parë.
Ishte Arbana që e zbuloi këtë përmes disa fotove të postuara në Instagram ku shfaqet me Diellin në krahë teksa vogëlushi sheh me endje punën e babit. Ndërsa në një tjetër foto e shohim diellin në krahët e babit, të përqafuar.
“Sot në set, në ditën parë të rifillimit të xhirimeve për filmin “Sofia” kishim një të ftuar special”-shkruan Arbana krah fotove.