Këngëtari nuk është se ka qëndruar pasiv me projekte muzikore qysh se nga hyrja e tij në estradë.
Dhe, Yll Limani siç duket është duke përgatitur këngën e tij të re.
Këto dyshime u shtuan pas një postimi të publlikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Ylli ka ndarë me fansat e tij një imazh profil derisa në përshkrimin e saj ka shkruar: “E di çfarë zemre e ki ti”.
Ndërkohë me këtë mbishkrim fansat e këngëtarit aluduan se është pjesë nga teksti i këngës së re, megjithatë ai nuk ka zbuluar detaje rreth këtij aludimi.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor i artistit është “A ki me rrejt, e lansuar një muaj më parë.