Ronela Hajati për disa vite me radhë jetoi një histori të bukur dashurie me Young Zerkën, edhe pse fjlaët e thëna lart e poshtë për lidhjen e tyre nuk u konfirmuan kurrë. Megjithatë dedikimet që ata bënin për njëri-tjetrin në intervista dhe afrimiteti që shfaqnin tregonte shumë. Mirëpo pas shumë vitesh papritur marrëdhënia e tyre mori fund dhe tashmë ata ndjekin rrugë të ndara.
Edhe pse Ronela ka pranuar se është e lumtur dhe beqare, ngacmimet ndaj saj për Young Zerkën nuk kanë fund.
Ronela la të kupohet se mes tyre gjithçka ka marrë fund një herë e mirë dhe se ajo e ka harruar përgjithmonë ish-in.
Edhe pse jeni ndarë, ai rron ende brenda teje sepse…?
Ronela Hajati: Çfarë i kam thënë jo në jetë, nuk rron më brenda meje, përveç babit tim, nuk rron asnjë që i kam thënë bye bye.
Rron më Ela kur dikush i thotë që nuk je më syni jemi?
Ronela Hajati: Por nuk është ndonjë çudi që mua të mos më dojë një njeri. S’ka asnjë lloj gjëje të çuditshme. Zakonisht shumicën e rasteve më kanë dashur, por jeta vazhdon dhe asnjë gjë për mendimim tim është e përjetshme.