Vesa Luma ka befasuar me veprimin e saj të fundit.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram ka ndarë një video derisa shihet e rrethuar me fëmijë.
Videoja e shfaq një gjitar me ngjyrë të bardhë dhe fëmijët e ledhatojnë me duart e tyre.
Këngëtarja në mbishkrimin e postimit ka shkruar se përkëdhelja e miut për të ishte një ndjenjë e mirë.
“Per sot e 100 vjet se kisha besu qe vjen dita me perkdhel nje mi..po ne momentin qe e preka ma dha nje ndjenje teper te mire ..❤️ nderkohe femijet u knaqen..si kan pa mijte e viteve 80/90”, shkroi Vesa në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, këngëtarja tash e sa kohë jeton në Zelandën e Re bashkë me familjen e saj, bashkëshortin dhe djalin.