Dyshja ka ditë që kanë njoftuar publikun se kanë punuar për një projekt muzikor.
Dhe, Ledri sot ka zbuluar për fansat datën e lansimit të këngës.
Ai ka ndarë një imazh nga klipi derisa ka shkruar se të mërkurën në ora 17:00 do e publikojnë këngën në YouTube.
“9 Qershor / ora 17 : 00 / Majk X Ledri – MARR”, ka shkruar rep-artisti në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, ky është bashkëpunimi i parë mes tyre.