Antonela e ‘Për’Puthen’ ka frikë të dashurohet?

Mediale Vip

Antonela e ‘Për’Puthen’ ka frikë të dashurohet?

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 17:27
Antonela

Këtë të dielë në programin E Diell të ftuar ishin disa nga ish konkurrentet e Përputhen dhe astrologia nga Kosova Laura.

Në këtë pjesë të programit biseda u drejtua rreth parashikimit të të ardhmes që Laura bëri nëpërmjet të dhënave që i dhanë personazhet e Trotuar.

Një nga vajzat më të interesuara për këtë parashikim duket se ishte Antonela Berisha, e cila madje pranoi se nuk ishte hera e parë që “shihte fatin” në këtë mënyrë.

Sipas asaj çka Laura na tregoi e asaj që edhe Antonela vet pranoi, kjo e fundit ka kaluar më parë një lidhje të gjatë dhe që pas ndarjes ka frikë të dashuroj sërish. Edhe karakteri i saj i brishtë e bën këtë të fundit të ketë frikë të besoj në dashuri edhe pse kërkesat janë të shumta, siç edhe vet astrologia përmendi.

“Dashuria do të vij, e fatlumi do të jetë shqiptar. Shenja e tij do të jetë bricjapi”-tha Laura pasi vet ish konkurrentja e pyeti me kureshtje. “Madje ky djalë i përket botës së televizionit, pasi është njeri i njohur”-vazhdoi ajo.

Ne na ngelet vetëm të presim se si gjërat do të shkojnë, e nëse “bricjapi” i Antonelës do të vij së shpejti apo jo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat