Kidda dhe Kapo lansuan bashkëpunimin muzikor.
Capital T dhe Kidda për momentin janë ndër artistët më të kërkuar shqiptar.
Ata kanë lansuar projektin e fundit muzikor pasi e paralajmëruan atë pak kohë më parë. Këngës dyshja i kanë punuar edhe klipin muzikor ku shfaqen me veshje të ndryshme nga marka luksoze.
Sot Capital T ka zbuluar se tashmë kënga arriti të mbledh 1 milion klikime.
“1 milion klikime kanë një ndjesi ndryshe kur janë të vërteta”, shkroi reperi në mbishkrimin e fotografisë në Instastory.