Dua Lipa realizon imazhet e veçanta për kopertinën e magazinës “032C”

Mediale Vip

Dua Lipa realizon imazhet e veçanta për kopertinën e magazinës “032C”

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 20:10
Dua Lipa

Dua Lipa do të jetë në kopertinën e magazinës së njohur.

Dua Lipa është njëra ndër femrat shqiptare më të suksesshme të momentit si në botën e muzikës po ashtu edhe në atë të biznesit.

Përveç se ajo nuk e ka ndalur punën me projekte muzikore e cila tash e disa muaj qëndron në top listat botërore duket se nuk po mjaftohet me kaq.

Përmes një postimi në Instagram ajo ka njoftuar se ajo do të jetë në kopertinën e numrit të ardhshëm të revistës prestigjioze të modës “032C”.

Ajo shihet e veshur me një veshje të zezë dhe me streçe të zeza të cilat duken të shqyera dhe veshje kjo e cila e bën të duket edhe më tërheqëse.

Grimi i këngëtares është mjaft i rëndë dhe ajo mund të shihet e ulur në gjunjë teksa pozon për kamerën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat