“Nuk kishim këto kushte”, Alban Skënderaj tregon punët që ka bërë i vogël

Mediale Vip

“Nuk kishim këto kushte”, Alban Skënderaj tregon punët që ka bërë i vogël

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 21:22
Alban Skënderaj

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”.

Ai ka zbuluar shumë të pathëna rreth jetës së tij, ku ndër të tjera ka treguar se ka punuar që i vogël, por puna e tij nuk ka pasur aspak lidhje me muzikën.

“Kur isha unë i vogël nuk kishim këto kushte që kemi sot. Unë kam shitur çokollata dhe pastaj kam bërë shumë punë të tjera”, u shpreh Albani.

Sakaq, këngëtari ka shtuar se ka punuar dhe si shitës librash, në fabrikë, kamarier, madje dhe infermier.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat