Reperi si duket po përgatit projektin e ri muzikor.
Mozzik njihet si një ndër reperët më të dashur të shqiptarëve anembanë në botë.
Ai së fundmi ka lansuar projektin e ri muzikor i cili po pushton top-listat evropiane.
Kënga kaloi numrin prej 1 milion klikime në Youtube brena 14 orësh dhe deri tani ajo ka arritur të mbledhë më shumë se 5 milionë klikime.
Ndërsa sot reperi ka publikuar një imazh në Instastory ku shihej se ishte në një studio muzikore.
Reperi nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër në lidhje me projektet e reja muzikore po që na mbetet të presim për çdo të re.