Sot feston ditëlindjen nëna e këngëtares së njohur kosovare, Mimoza Mustafës.
Këngëtarja ka ndarë në rrjete sociale një fotografi të nënës së saj dhe i ka dedikuar një urim të ndjerë me rastin e ditëlindjes.
“Gezuar ditelindjen Mami, u befsh 100. Shnet e jete” ka shkruar ajo në mbishkrim.
Ajo që bie menjëherë në sy është ngjashmëria e madhe që nëna e saj ka me Mimozën, qenka kopje e nënës.
Përndryshe Mimoza Mustafën nuk e kemi parë aktive në muzikë që nga programet e festave të fundvitit të kaluar.