Një detaj ka shtuar dyshimet për ribashkimin e çiftit.
Oriola Marashi dhe Eros Grezda para pak kohe u bë e ditur se kanë ndarë rrugët.
Dyshja fillimisht kishin larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe më pastaj nuk u panë bashkë në ndonjë imazh, por kishte ‘thumba’ për njëri-tjetrin.
“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ISH në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budalla/qe”, ishte një postim i Oriolës.
Por, duke se çifti kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe janë ribashkuar sërish, të paktën kështu kanë lënë të kuptohet me veprimet e tyre.
Së fundi, modelja publikoi këngën e dhuratës “Only You”, teksa kishte shkruar fjalët “Prapë të dua”, duke ndezur thashethemet e ribashkimit.

