Yllka është vaksinuar kundër koronavirusit.
Këngëtarja Yllka Kuqi ka njoftuar fansat e saj se është vaksinuar me vaksinën kundër koronavirusit.
Ajo publikoi një fotografi të realizuar në veturë, ku tregonte dorën me fashë, pak kohë pasi e kishte marrë vaksinën.
Këngëtarja nuk preferoi të tregonte se cilën vaksinë e mori dhe në cilin vend është vaksinuar.
Kujtojmë se “Dehem” titullohet projekti i fundit muzikor nga Yllka Kuqi, që u publikua në muaj maj.
