Miley ka krijuar raporte të mira me grupin “Maneskin”.
Përfaqësuesit e Italisë këtë vit në “Eurovision”, e që ishin grupi Maneskin, arritën të zënë vendin e parë në festival.
Pas fitores në “Eurovision”, këtij grupi i është shtuar fama, ndërsa klikimet për këngët e tyre janë rritur shumë.
Në një intervistë, anëtarët e grupit Maneskin treguan se këngëtarja Mliley Cyrus ka filluar t’i ndjek në rrjete sociale.
Por, tashmë duket se ajo ka krijuar edhe miqësi me ta, ngase ndau në rrjete sociale videon e coverit të saj “Midnight sky”, që e kishin postuar ata.
“Shokët e mi të ngushtë”, ka shkruar ajo sipër postimit.
Ndryshe, ky grup arriti të triumfojë në “Eurovision” me këngën “Zitti E Buoni”, fitore që u arrit falë votave të publikut.