Oriola duket e parezistueshme edhe në fotot e fundit.
Oriola Marashi është ndër modelet më të suksesshme shqiptare dhe njëherësh shumë e pëlqyer në publik.
Ajo qëndron çdo herë në formë shumë të mirë dhe për këtë komentohet vazhdimisht në rrjete sociale.
Së fundi, modelja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe, në të cilat u shfaq araktive me fustan të bardhë.
Me fustan të shkurtër, Oriola tërhoqi vëmendjen e ndjekësve teksa theksoi linajt e përsosura trupore.
“Palm Angjelzi Shqiptar ?”, ka shkruar me ironi ajo.
Ndryshe, në rrjet së fundi kanë qarkulluar thashetheme se Oriola Marashi është ribashkuar me futbollistin Eros Grezda.