Ditën e djeshme u bë i ditur lajmi se Harry dhe Meghan janë bërë prindër për herë të dytë.
Meghan solli në jetë një vajzë të cilës çifti i vendosën emrin Lilibet Diana, në nder të Mbretëreshës Elizabeth dhe në kujtim të princeshës Diana.
Menjëherë pas lajmit, çifti mori dhe urimet e para nga Mbretëresha dhe nga Kate e William. Këta dy të fundit janë edhe të parët që i bënë dhuratë Lilibetit.
Burime për “Us Weekly” treguan se duka dhe dukesha e Cambridge i kanë dërguar një dhuratë vogëlushes menjëherë pasi morën lajmin.
Ndërsa burime për revistën “In Touch” treguan se Meghan dhe Harry i kanë dërguar disa foto të Lilibetit Mbretëreshës, të cilës ia dhanë lajmin të parës.