Dua tregoi se si e kaloi javën që e lamë pas.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po shijon suksesin e projekteve të saj muzikore.
Përmes një postimi në Instagram, Dua bëri të ditur se java e kaluar për të ishte argëtuese teksa u shoqërua nga më të dashurit e saj.
Ajo ka postuar disa fotografi, në të cilat u shfaq e veshur me bikini në pishinë, më pastaj solli pamje edhe nga shtëpia, desertet që i shijuan si dhe qëndrimin me qentë.
“Raporti i javës”, ka shkruar Dua sipër atyre imazheve.
Kujtojmë se “Love Again” titullohet kënga, të cilën Dua Lipa e publikoi para pak ditësh dhe numëron 13 milionë klikime në YouTube.