Klea po vjen me një këngë të re.
Moderatorja Klea Huta ka njoftuar ndjekësit se diçka e re po vjen nga ajo dhe bëhet fjalë për një këngë të re.
Ajo njoftoi se projekti i saj i ri titullohet “Dikë si ti”, kurse vjen i vizualizuar edhe me klip dhe publikohet nesër (9 qershor).
Klea publikoi edhe disa sekuenca të videoklipit, ku shfaqet shumë atraktive.
Ajo është e angazhuar në disa projekte në ekran, të cilat çdo herë rezultojnë të suksesshme falë angazhimit të madh të saj.
Kujtojmë se Klea Huta është e martuar me Elgit Dodën dhe bashkë kanë një djalë, të cilit ia kanë vendos emrin Krid.