Meghan Markle dhe Princ Harry, i vendosën vajzës së tyre, emrin Lilibet 'Lili' Diana Mountbatten-Windsor, në nder të Princeshës Diana.
Nofka daton që në fëmijëri, kur mbretëresha nuk ishte në gjendje të shqiptonte siç duhet emrin e saj. Bashkëshorti i mbretëreshës, princi Philip, i cili u nda nga jeta në prill, gjithashtu përdorte këtë emër për mbretëreshën.
Por emri ‘Lili’, ka një tjetër kuptim të veçantë për Meghan. Lillie Ragland, ishte tezja e tezes së saj, e cila ka qenë një grua e sukseshme në karrierën e saj, si agjente shitjesh.
Gjithashtu Daily Mail, ka zbuluar se bashkëshorti i Lillie Ragland ishte, William Demont Evans Jr, një lojtar i njohur me ngjyrë i bejsbollit, në vitet 1920-1930 dhe njihej me pseudonimin ‘Happy’.
Omid Scobie, një gazetar i favorizuar nga Harry dhe Meghan, shkroi në TWitter se çifti ‘nuk do të ndanin një fotografi të Lilit në këtë kohë’ dhe se ata tani ishin në 'pushim prindëror'.