Ava Max lanson këngën “Everytime I cry”

Mediale Vip

Ava Max lanson këngën “Everytime I cry”

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 13:28
Ava Max

Ava Max erdhi me këngë të re.

Këngëtarja e njohur shqiptare Ava Max vazhdon të sjell në treg vazhdimisht këngë të reja.

“Everytime I cry”, mban titullin projekti i ri muzikor nga kjo këngëtare, i cili erdhi në versionin audio.

Ava Max edhe këtë herë e solli këngën të kënduar në stilin e saj, kurse në orët e para të publikimit ka pranuar komente pozitive.

“Çdo herë që qaj, bëhem pak më e fortë”, ka shkruar ajo në njoftimin për këngën e re. Më poshtë mund ta dëgjoni “Everytime I cry”, kënduar nga Ava Max. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat