Zyrtarisht pjesë e festivalit të filmit në Sidnei të Australisë filmi “Zgjoi”

Mediale Vip

Zyrtarisht pjesë e festivalit të filmit në Sidnei të Australisë filmi “Zgjoi”

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:21
Filmi “Zgjoi”

Lajmin e bëri të ditur aktorja kryesore e filmit “Zgjoi”.

Yllka Gashi, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook njoftoi se filmi “Zgjoi” ka arritur suksesin e radhës.

Filmi me ide nga Blerta Basholli është përzgjedhur zyrtarisht të jetë pjesë e festivalit të filmit në Sidnei të Australisë.

Ndërkohë, ky festival do të mbahet me 18 deri më 29 Gusht 2021.

Postimi i plotë i Yllka Gashit pa ndërhyrje:

Edhe një lajm fantastik për filmin tonë “Zgjoi”.

“Zgjoi” është përzgjedhur zyrtarisht të jetë pjesë e festivalit të filmit në Sydney të Australisë. Festivali mbahet nga 18 deri më 29 Gusht 2021 dhe të gjitha informatat mund t’i gjeni në faqen zyrtare të festivalit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat