Tuna, solli në jetë edhe një djalë të cilin e pagëzoi me emrin, Zen.
Një muaj nga lindja e tij, këngëtarja ka publikuar imazhe me të birin e cila shihet e përkushtuar ndaj tij.
Fotografitë të cilat Tuna i ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram shihet edhe djali i saj i parë, Tiani.
“Një muaj më parë kur lind dashuria dhe mos pusho së rrituri …Gëzuar muajin e parë bejbi Zen”, ka shkruar Tuna në përshkrimin e postimit.
Ndryshe, momentet e bukura këngëtarja nuk ka zbuluar se ku i ka shkrepur dhe nuk dihet nëse a ishte i pranishëm, bashkëshorti i saj, Patrisi.