Këngëtarja dha lajmin përmes rrjetit social Instagram.
Morena Taraku, shpesh ka qenë e komentuar për lidhje dashurie megjithatë asnjëherë nuk është zbuluar personi i cili ia ka vjedhur zemrën këngëtares.
Pas shumë spekulimeve dhe thashethemeve, këngëtarja ka vendosur ta bëjë publike vetë statusin e saj derisa zbuloi se shumë shpejt do i jep fund beqarisë.
Nëpërmjet një storie të publikuar në Instagram, Morena tha se e ka gjetur personin me të cilin do e kaloi pjesën tjetër të jetës dhe ndihet tejet e lumtur.
Ndërkohë, bukuroshja tha se shumë shpejti edhe do ta kurorëzoi dashurinë e saj me martesë.
