Ribashkimi i “The Keeping Up With the Kardashians” ndodhi dhe vajzat e famshëm kanë zbuluar detaje të shumta nga jeta e tyre private. Në një intervistë për Andy Cohen, yjet e televizionit kanë treguar se u lodhën shumë nga spektakli dhe ndaj vendosën që pas 20 vitesh t’i jepnin fund.
Gjatë bisedës u diskutua dhe lidhja e Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, që mori fund në vitin 2015-të pas një lidhjeje prej afro një dekade.
“A mendon se lidhja juaj do të kishte përfunduar ndryshe nëse nuk do të kishte zbuluar shumë prej saj?”, pyeti Cohen vajzën e familjes Kardashian.
“Me siguri, por mendoj se abuzimi me substancat ishte pika ku u prish gjithë marrëveshja”, u shpreh Kourtney, referuar problemeve të ish-it me alkoolin.
“Isha shumë i papërgjegjshëm”, u shpreh Disick, duke pranuar se ajo ka qenë arsyeja kryesore e ndarjes.
Scott u pyet dhe për lidhjen e re të Kourtney-t e Travis, por përgjigja e tij nuk dihet ende, sepse videoja ndërpritet në mes. Kourtney dhe Travis nisën marrëdhënien në muajin janar dhe në një kohë të shkurtër gjërat mes tyre avancuan shumë shpejt. Ata kanë qenë me pushime bashkë kudo, i kanë bërë vazhdimisht dhurata luksoze njëri-tjetrit dhe nuk kanë nguruar ta shprehin publikisht dashurinë. Madje pak kohë më parë Travis vendosi të bënte tatuazh emrin e Kourtney-t në kraharorin e tij.