Majk largohet nga “Babastars”? Ky postim i Getoar Selimit i tregon të gjitha

Mediale Vip

Majk largohet nga “Babastars”? Ky postim i Getoar Selimit i tregon të gjitha

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 15:02
Getoar Selimi, Majk

Pas gati 1 viti pritje, Ledri Vula dhe Majk publikuan bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre. Kënga e dy reperëve mban titullin ‘Marr” dhe u prit mjaft mirë nga fansat e tyre, që e cilësojnë këtë projekt si hitin e verës. Mirëpo pikërisht kjo këngë u bë shkak që të lindin dyshimet se Majk ishte larguar nga labeli “Babastars”, në të cilin është pjesë prej shumë vitesh.

Kënga e dy reperëve u publikua në kanalin e Majk në Youtube dhe jo të labelit në fjalë, ndaj shumë nisën të dyshonin se ai mund të ishte larguar nga “Babastars”.

Çdo këngë e Majk përfshirë edhe bashkëpunimet me artistë të tjerë deri më sot është publikuar në kanalin e labelit. Për këtë shkak të gjithë menduan se ai mund të ishte shkëputur nga “Babastars” për të ndjekur karrierën si artist i vetëm.

Por Getoar Selimi, i cili është themelues i “Babastars” i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet. Ai ka publikuar në Instagram-in e tij këngën më të re të Majk dhe Ledrit duke treguar se i mbështet plotësisht

. Gjithashtu reperi la të kuptohet se Ledri Vula ka rregulluar marrëdhëniet me labelin dhe mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje.

Image
Insta
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat