Stresi ka befasuar me deklaratën e fundit.
Reperi Stresi është emër shumë i përfolur në shtypin rozë sidomos për deklaratat publike që bën.
Së fundi, artisti përmes një postimi ka thënë se Instagrami i tij është bllokuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.
Ai iu kërkoj falje fansave që nuk mund t’ua kthejë mesazhet fansave të tij, ndërsa thotë se Instagrami do iu zhbllokohet më 12 qershor.
“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada Amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem”, është shprehur Stresi në një video në InstaStory.
Ndryshe, kënga e fundit e Stresit mbetet “Feel Good”, të cilën e solli në bashkëpunim me Cbiz.