Goldi ka dhënë datën e këngës së re.
Reperi i njohur Gold AG edhe këtë vit është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.
Me anë të një postimi, artisti ka bërë të ditur se kënga e tij e re publikohet më 12 qershor dhe titullohet “Plumbi”.
Kënga në fjalë do të shoqërohet edhe me videoklip, ndërsa vjen në ditën e çlirimit të Suharekës.
“12 Qershor në ora 18:00 • Kënga më e re me videoklip “Plumbi” për nderë të ditës së çlirimit të Suharekës ❤️ PLUMBI ?”, shkruan Goldi.
Ndryshe, Gold AG para pak ditësh publikoi projektin e ri muzikor “Përhajr Gjyshe” në duet me Shyhrete Behlulin.