E keni dëgjuar këngën më të re nga Nimi?

Mediale Vip

E keni dëgjuar këngën më të re nga Nimi?

Nga: Maksim Gjoka Më: 10 qershor 2021 Në ora: 19:44
Naim Smakolli-Nimi

"Mos më thirr n'telefon" kështu quhet projekti më i ri muzikor ardhur nga këngëtari Naim Smakolli-Nimi.

Ky është projekti i parë muzikor i tij ardhur me klip, ku ka si menaxher muzikor Besim Krasniqi, apo siç e njohin Bes Prizreni. Kënga ka nisur të pritur mjaft mirë dhe e gjeni dhe në kanalin Youtube.

Naimi apo siç njihet në muzikë si Nimi është mjaft i angazhuar në mbrëmjet live në shumë organizime në Diasporë, ku dhe jeton në Gjermani ndërsa kudo i kërkuar në gëzimet familjare.

Gjithashtu mësojmë se artisti po bëhet gati për një tjetër projekt muzikor që do të vijë sërish me klip pas dy javësh.BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat