Shumë persona mund të shkëlqejnë në mijëra fusha, veçse në sporte. Këtu bën pjesë edhe Selena Gomez, e cila ka zbuluar se është një “dështim” i vërtetë kur vjen puna tek sportet.
Këngëtarja dhe aktorja e famshme ka ndarë në rrjete sociale një video të saj, në të cilën shihet në një fushë basketbolli së bashku me disa mikesha të saj.
“Kështu, miqtë e mi më pyetën nëse mund të bëja një tre pikësh dhe unë thashë ‘po;”, ka treguar Selena, e cila më pas shfaqet duke tentuar të hedhë topin e basketbollit në kosh.
Jo vetëm që nuk arrin të shënojë pikë, por Selena nuk arrin të prekë as koshin dhe kjo video i ka bërë të gjithë fansat e saj për të qeshur.
Megjithatë Gomez nuk ka nevojë të shkëlqejë në sport, sepse po bën më të mirën e saj në shumë pjesë të tjera.
Selena playing basketball with friends pic.twitter.com/8NbSN234A8
— Selena Gomez Source (@GomezSource) June 10, 2021