Bebe la pa fjalë me kostumin që zgjodhi për performancën e fundit.
Ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha, ka filluar t’iu rikthehet performancave ‘live’.
Së fundi, artistja ishte e ftuar në spektaklin “Legendary”, ku theksoi format trupore në veshjen që zgjodhi ta vishte.
Bebe ishte veshur me një kostum transparent, i cili ia theksonte të pasmet e bujshme gjatë interpretimit.
Teksa ftoi fansat që ta ndjekin performancën e saj, këngëtarja postoi një foto ku shihet duke bozuar nga prapa.
Ajo pranoi komente të shumta nga ndjekësit e saj, ngase kjo paraqitje e saj i linte pak vend imagjinatës.
Ndryshe, Bebe Rexha së fundi ka njoftuar se ka bashkëpunuar me markën “Adoreme” për të sjellë koleksionin e saj të të brendshmeve.
