Fiona Gllavica është aktorja që ka “dhez” me të paren, me produksionin e parë në të cilin është kyçur.
Fiona, luan rolin e “Pajteses” në serialin e njohur televiziv “Çka ka shpija”, ku personazhi i saj është pëlqyer mjaft.
Ndërkohë që në serial Fiona është mjaft e komplikuar dhe me stil të rënduar e provincial, në jetën e përditshme ajo është krejt tjetër.
Urbane, e thjeshtë, praktike dhe mjaft IN. Kështu duket në përditshmëri aktorja e pëlqyer.
