2Ton u bë me veturë të re.
Reperi i njohur 2Ton është emër shumë i suksesshëm në estradën shqiptare.
Përmes postimeve të fundit në rrjete sociale, reperi bëri të ditur se është bërë me veturë të re të tipit BMW.
“Mirë se vjen në shtëpi”, shkroi 2Ton sipër fotografive, teksa tregoi makinën e tij të re luksoze.
Artisti me këtë tregoi se gjatë pandemisë nuk e kanë prekur humbjet e anulimit të koncerteve, ngase bëri blerje të shtrenjtë.
Ndryshe, “Aktore” mbetet projekti i fundit muzikor i 2Ton, ndërsa pritet që shumë shpejt të kthehet me këngë të re.