Gjatë orëve të fundit, në rrugët e Prishtinës u bë një kaos nga kolonat e mëdha të veturave.
Pritja shumë e madhe në rrugë i nervozoi qytetarët, e në këtë kolonë rastisi të jetë edhe reperi Gold AG.
Me anë të një postimi, ai thotë se arsyeja e kësaj kolone është semafori te rrethi, teksa ndau një foto na kolona e gjatë.
“Arsyeja e kësaj kolone është semafori i lodhun te rrethi (pa arsye)”, janë fjalët e Goldit.
Ndryshe, projekti i fundit i Gold AG është “Përhajr gjyshe” në duet me Shyhrete Behlulin, kurse pritet që më 12 qershor ta lansojë këngën “Plumbi”.