Beatrix solli klipin e këngës së re.
Pas disa muajsh pauzë nga projektet muzikore, Beatrix Ramosaj është rikthyer me këngë të re.
“By my side”, titullohet projekti i ri i Beatrixit, të cilin gjatë ditës së djeshme e publikoi në disa platforma muzikore.
Tashmë kënga e saj e re u lansua edhe në kanalin YouTube, e shoqëruar me videoklip, ku artistja shfaqet shumë joshëse.
Për tekstin e këngës u kujdes Ja Shayla, melodinë e bëri Beatrix dhe Ja Shayla, kurse beatin e bëri Layird Music.
Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor me titull “By my side”, kënduar nga Beatrix Ramosaj.