Veliaj priti në takim disa artistë.
Në kuadër të hapjes së sezonit turistik nga “Unioni i Bashkive”, kreu i Tiranës mblodhi në një vend disa emra të njohur.
Në mesin e tyre ishte edhe modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, e cila jeton dhe vepron jashtë trojeve shqiptare.
Çunmulaj ka publikuar disa fotografi nga pritja që asaj dhe artistëve të tjerë iu bë nga Veliaj, ndërsa shprehet e lumtur që është ambasadore për të promovuar vlerat kulturore dhe turistike të qyteteve shqiptare.