Getinjo vlerëson lart hoxhën Osman Musliu.
Reperi Getinjo edhe pse nuk është shumë aktiv me rrjete sociale, ai nuk i lë fansat që ta harrojnë.
Me anë të rrjeteve sociale, artisti sjell vazhdimisht fotografi e video të reja, me të cilat tregon të rejat rreth tij.
Përmes postimit të fundit, Getinjo shfaqet krah imami Osman Musliu, të cilin e vlerëson lart për zgjuarsinë dhe korrektësinë.
“Shum respekt per hoxhen e nderuar! Njeri i zgjut dhe korrekt”, shkruan ai.
Ndryshe, reperi kohën e fundit derisa nuk ka qenë i angazhuar me koncerte, i është përkushtuar shumë palestrës.
