Futbollisti e befasoi të dashurën me rastin e njëvjetorit të lidhjes.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati dhe e dashura e tij festojnë një datë të rëndësishme në kalendarin e tyre.
Çifti festojnë përvjetorin e parë të lidhjes së tyre, ndërsa me këtë rast nuk munguan as befasitë e Kastratit për të dashurën kroate.
Përmes disa postimeve në rrjete sociale, futbollisti u shfaq në përqafim të së dashurës dhe shkruan “Një vit, përgjithmonë bashkë”.
Po ashtu, e dashura e Kastratit tregoi se si e befasoi ai me rastin e njëvjetorit të lidhjes, teksa gjendeshin për pushime në Maldive.
“Sa me fat që jam. Faleminderit dashuria ime”, shkruan ajo sipër imazheve ku shihet dhoma e mbuluar me trëndafila.