Melisa i bëri dedikim romantik Andit.
Një ndër çiftet më të përfolura në shoubiz aktualisht janë Melisa Lleshi dhe Andi Shehu.
Dyshja e konfirmuan lidhjen e dashurisë vetëm pas daljes nga emisioni “Përputhen”, ndërsa tani shihen kudo bashkë.
Madje, ata nuk hezitojnë që përmes postimeve të ndryshme t’i dedikojnë njëri-tjetrit fjalë zemre, e këtë dashuri e shfaqin edhe në paraqitje në intervista.
“Dreq, kam rënë shumë në dashuri me ty”, shkruan Melisa së fundi, teksa e filmoi Andin në veturë.
Kujtojmë se Andi kishte dalë si çift me Tean nga “Përputhen”, por pastaj u zbulua se ishte vetëm lojë e tij dhe konfirmoi lidhjen me Melisën duke u shfaqur në videoklipin e saj.