Mariza Ikonomi është një nga këngëtaret e dashura të publikut, e cila ka spikatur gjithmonë për zërin e veçantë që e karakterizon.
Së fundmi këngëtarja ka rrëfyer dhe zbuluar detaje për jetën e saj familjare dhe profesionale.
Këngëtarja po përjeton një histori të bukur dashurie dhe gjatë intervistës rrëfeu se lidhja e tyre po shkon shumë mirë, por preferoi të mos zbulojë më tepër.
Teksa u pyet nëse personi që i ka rrëmbyer zemrën është artist, ajo u përgjigj me humor, “Është dashurist”.