Këngëtarja sapo paralajmëroi projektin e ri muzikor.
Ëngjëllusha Salihu, ka treguar se shumë shpejt do publikojë këngën e re.
Përmes një fotografie të publikuar në profilin e saj në Instagram ajo shkroi se kënga është në realizim e sipër.
Ndërkohë, në foton e publikuar mund të shohim se këngëtarja është shfaqur me një dukje si pothuajse jemi mësuar ta shohim në videoklipe.
“Shumë shpejt kënga e re”, shkroi në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, projekti i fundit i saj muzikor është “A e din dashni”, lansuar dy muaj më parë.