Dafina ka ka publikuar pamje pa grim dhe me flokë kaçurrela.
Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, është një prej emrave të estradës e cila shpesh tërheq vëmendjen me paraqitjet e saj.
Edhe së fundmi ajo ka bërë që të gjithë ta kthejnë kokën drejt saj dhe kësaj radhe me flokët kaçurrela.
Këngëtarja ka publikuar disa Instastory ku ka treguar dukjen e saj natyrale, i cili tërhoqi vëmendjen e fansave të saj mjaft shumë.
Dafina për paraqitjen e fundit erdhi me fustan ngjyrë të bardhë dhe flokë të shkurtë kaçurrela teksa për fytyrën vendosi të mos përdorte edhe aq shumë grim.