Gjithçka e vjetër po kthehet përsëri e re.
Ndërsa romanca midis Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vazhdon 'të nxehet', Alex Rodriguez postoi një koleksion fotografish me një nga dashuritë e tij të kaluara: ish-partnerja Cynthia Scurtis.
Rodriguez u tha fansave gjatë fundjavës se ai, Scurtis dhe kolegët e tyre kishin përfunduar një sfidë 54-ditore të fitnesit.
"Shndërrimi i vërtetë ndodh në zemrën tënde dhe në shpirtin tënd!'
A-Rod përmblodhi përvojën e tij në Instagram këtë fundjavë ku shkruante:
"Para këtij programi, po filloja të mendoja se po plakem. Tani e di se si jam në të vërtetë!"
Rodriguez, 45, dhe Scurtis, 48, ishin martuar nga 2002 në 2008 dhe kanë dy vajza, Natasha, 16, dhe Ella 13.
Pavarësisht nga marrëdhënia e tyre miqësore që kanë tani, Scurtis në të kaluarën ngriti akuzat për pabesi, duke pretenduar se marrëdhënia e tyre ishte prishur në mënyrë të pakthyeshme, për shkak të marrëdhënieve jashtëmartesore të Alex-it.