Këngëtarët tashmë kanë filluar sezonën e dasmave pas raportimeve për lirimin e masave anti-Covid.
Dhe, këngëtari nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi ka zbuluar se ka nisur sezonën e ahengjeve familjare.
Përmes një storie të publikuar në profilin e tij në Instagram ai ka ndarë momente nga një dasmë teksa shihet duke kënduar.
“Filluam sezonën 2021”, ka shkruar në përshkrimin e fotografisë.
Ndryshe, muajin muaj është raportuar se dasmat do lejohen nga data e 15 qershorit pas rënies së rasteve me COVID-19 dhe vaksinimit të qytetarëve.