Këngëtarja ka paralajmëruar albumin e saj “Dafinë moj” vitin e kaluar.
Megjithatë, si pasojë e pandemisë ajo nuk ka pasur mundësi ta hedh në treg.
Dhe, së fundmi Dafina Zeqiri përmes një storie të publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram ka ngacmuar fansat e saj duke iu dhënë një sinjal për albumin.
“A duhet ta publikojë albumin pas verës”?, iu ka parashtruar pyetjen fansave e cila sigurisht se ka marrë shumë përgjigje pozitive.
Sidoqoftë, artistja e hitit “Amazing girl”, nuk zbuloi detaje tjera vetëm se mund të aludohet se tashmë ka përfunduar përgatitjen e albumit.
Ndryshe, “Pa ty” është projekti i fundit muzikor i Dafinës në bashkëpunim me Mumën e cila është realizuar si remix.
